Freitag, 19. April 2013

Mentor Thaqi: N´KUVENDIM ME AT GJERGJ FISHTEN


N´KUVENDIM
ME AT GJERGJ FISHTEN

O At,
mësues,
predikues,
poet,
poliglot, ...
na jepë uratë
sot
ke Ynëzot!

Më mbanë shpresa
i dashur At,
me tënden uratë
lehtëson lëngatë.

Të puthë Dheun
që t´mbuloi
e me Ty buloi.

Kokën
nën Flamur,
Emrin,
Epoken
gdhendur në Gurë,
më jepë guximin
e Oso Kukës,
trimërinë
në luftë
me shëmtinë!

Ah, i lumi At,
dua t´përballem
se n´shpirtë po kallem,
me do cuba bajlozësh,
farë tekanjozësh.

Më sulmuan Historinë,
më cenuan lavdinë,
kthjellësinë,
Tokë e AtDhe,
t´Madhin Skënderbe.

Eh, për njatë Alfabet,
njatë Gjuhë Zoti,
për njatë harmoni
n´fe e Shëntëri,
unë dhe hasmit
ia çmoj burrninë,
trimninë,
por kurrë
skilen-tradhëtinë,
me të ndaj mejdanin
e s´njollosë Vatanin,
Histori, AtDhe
Komb e Skënderbe,
n´shpirtë m´dhëmb,
t´mi mbajë ndë fre,
nuk lë kënd!
Mentor Thaqi VS., 16.04.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen