Samstag, 20. April 2013

Mentor Thaqi: LIS NË RRËNJË TË VETA


 
LIS NË RRËNJË TË VETA

(Theodor Pangallit-Theodoros Pangalos)

N´mes dy valësh
 mund t´qëllon edhe shtrëngata
me zbrazje rrufeshë,
po, gjithësesi lug mbetet,
sa t´këndellet lëngata,
sa t´qetësohen detët!

Në atë lug
të ndodhesh e të jeshë,
nuk është e lehtë,
n´barkë nga shtypje valësh
e nën shtypje fjalësh
m´atanë tej të dalësh!

Rreth pushtimit të së vërtetës
të Lartësisë Akropol,
me këmbëngulësi
duhet të jeshë,
vijimësimit
përballë jetës
në vertikalitet
si Aristidh Kolë!

Dikush t´thotë
edhe kryefortë
ala shqiptar,
arvanitasi im
vëlla arbëror,
po të t´mbyllin një Portë,
Ti hapë një Dritar´,
rrezja le të hyn
në ndërgjegje sot,
s´zhbëhet ëndërra dot!

Paj, je Lis i mbirë
në Rrënjët tua,
Lis Arvanit-Ilir
që nuk u rrëzua.

Emri,
përmbajtësi Shëntërie,
Mbiemri,
vërtetësi Etnie,
n´vendin tënd
lehtëson brengë!

Mentor Thaqi VS., 19.04.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen