Samstag, 28. Juli 2012

Mentor Thaqi: MAJLINDA E DARDANISË

 
MAJLINDA
E DARDANISË

nga Kelmendi
si e do rendi,
vendi
e kuvendi,
në ballë se n´ballë
nderi,
lartësitë
nuk ulen për t´gjallë
asnjëheri

në Olimpiadë
t´bëj rrokadë

rënkon shumëkush,
nga askushllëku,
hegjemoni,
urrejtja për fushë
u humbet
hush-hush-hush,
iu del n´pah
pisllëku
që kanë n´brëndi

atë që ia thotë mëndja
ia do zemra,
po atë
ia bëjnë duart
kur rrokullisë
trupat si gurtë
me veprim t´urtë

atlete
kjo lule jete
Majlinda,
vashë e Dardanisë
së Arbërisë
simbol i shkathtësisë

kujt nga ne
s´i hapet zemra
për të???

Mentor Thaqi VS., 28.07.2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen