Montag, 25. Juni 2012

Mentor Thaqi: I VERBËRI KËNGËTAR DARDAN

 
I VERBËRI KËNGËTAR DARDAN

N´Uskanë, Uskub, Naisus,
Therandë, Lis, Ipon, ...
saga jonë
n´kangë
edhe sot jehon!

Ushtari i verbër dardan
ulur nën lis,
këngëtari i Lirisë
së Ilirisë,
ia thotë
n´baladë
n´rag t´shpisë!

Okarinën Ilire
ka dëshmitare
n´mes tij e Hyut,
pranë
mbanë
edhe Lyrë,
Mjeshter Kange
në Artin Natyrë!

Veshin
përtej shtatë palë bjeshke,
sytë e verbër
me shtatë flakë eshke,
me t´u afruar barbarët n´Dardani
nga brezi nxjerrë atë Bri
dhe
hi, hu, hy e huiiiii
e kthen në furi
për ushtri
vet fryma e tij!

E njaj za i tij
shpon gurin
tej për tej,
e çanë
deri n´dej,
jo za sirenash
t´përdala,
por legjendë,
gjakun ndezë venash
fjala,
e n´dorë ajo Okarinë
bekon
Dardaninë!

Atë ditë e sot
si gjithëmot,
jehon,
kumbon,
ison i mbanë
n´Dulcinum,
n´Ipon, Ulpianë, ...
Okarinisti Dardan!

Mentor Thaqi VS., 22.06.2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen