Samstag, 9. Juli 2011

Mentor Thaqi: TROÇ, FOLI FAIK KONICA!


TROÇ, FOLI FAIK KONICA!

(Aktual edhe postmortum)

Jo shumë shkrim,
plot kuptim,
shumë flet e thot
dhe asgjë kot,
se " ... n´Kopshtin shkëmbor"
të europës plakë,
ka një Meteor
që ndriçon me flakë!

Mund t´jenë sall katër vepra,
mund t´jenë edhe (sa)katërqind,
po s´mësuam gjë nga Jeta,
asgjë ka kuptim!
Diplomacinë gjetkë,
n´gjeti gjuhën politike,
se pamja e zbehtë,
lë dronë anemike!
- Lexoni çfarë shkruajmë,
dëgjoni, jo krejt besoni çfarë thëmi,
shiqoni mirë si luajmë,
n´çfarë roli jemi,
e ç´stad veprimi kemi
dhe ku e kah po vëmi?!
Jo çdo sharje, është poshtërim!
Mund t´jetë fyese,
shtytje e shtyerje,
e pahijshme,
e pa vetëdijshme,
po qe nxitëse, dobiprurëse,
s´e marr për shçetësuese,
se do mësohen veshtë
kur të pastrohen nga leshtë!

Eh,
andej kah "Albania",
ecejake, vetanake,
po, ka nevojë Shqipëria
për fjalë pa dajake!
S´më duhet gradë Beu,
as dua epitete,
mund t´mos e dua Mbretin,
sepse, respektoj vetin,
por, kur është n´pyetje Atdheu,
jo jo, s´e lë vetëm,
respektoj amanetin,
që të ruajm Shtetin!

Respektova Fan Nolin,
një burrë demokrat,
por, jo komunizmin
që po vjen me vrap,
do jetë për popullin
përgjakje, lëngatë,
do izoloj Kombin,
për një kohë të gjatë!
Shqiptarët kanë traditën,
demokrat n´kuvend,
sepse gjithmonë dijtën,
të flasin me rend!
Po sot, çfarë po ndodhë?!
Asgjë s´po marr vesh,
mos truri na u lodh,
me veten bijmë ndesh?!

"Do ju rrëfenjë grekët!",
na tha Faik vëllau,
shovenët, t´vërtetët,
njësoj sikur shkjau,
ta kërkojnë k´to treva,
Arta, Gumenica, ...
njësoj si Presheva,
apo dhe Mitrovica?!!!
Dhe, na thuaj sot,
edhe pas një shekulli,
është përpjekje e kotë,
t´shtyhem në mes veti?!
një gjë t´qartë ta kemë,
o Faik Konica,
deri sa të jemë,
do rroj sakrifica
dhe gjithmonë sfidim,
kurtheve me t´papritura,
po po, Mjeshtër, Diplomati im,
për Mendje të Ndritura!
Ti na rrëfeve grekët,
ne po rrëfejmë veten,
të mjerët ne, u tretëm,
t´vonuar, gjithë jetën!


08.07.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen