Donnerstag, 7. Juli 2011

Mentor Thaqi: MIGJENIT


MIGJENIT

Fatin e ndau me skamnorë, për vete mbajti vuajtjen!
Epitaf-Nderim në Ditëlindjen e 100-të!


Pena ime sot, është rinuar
dhe nuk rri dot
e frenuar!
Plot një shekull
shkurt, vjet njëqind,
një Dishepull, k´tu u lind,
ec e ndale
penën time,
ev, pale pale,
ka shçetësime,
i dhemb shpirti, dhimbje n´mushkri,
si qiriu, dikush u shkri,
po si nuk mundëm ta ndihmojmë,
vallë, nuk deshëm ta shpëtojmë?!

Eh, ia merr një
plot nostalgji,
vet ai Luli,
i vocërr i tij,
" Ne birtë e shekullit të ri, ..."
ngëk e ngëk, fjala i ngeli,
hop, ncëk,
u mundua,
t´vazhdoj Zeneli,
por, nuk mundi prej mësuesit,
t´luaj rolin e predikuesit!

Po i thot shokut njëherë
n´dëshprim t´shfaqur,
"Sokrat i mjerë
a Derr i kënaqur?"!
- Hesht t´lutem, fjalë që s´thuhet,
janë fshehtësi që t´ruhen duhet,
mos më tepër, t´lëndohet mësuesi,
u dogj si letër, si shpiritusi!

E pafalshme, e pamoralshme,
nuk mund t´blihet,
kafshatë që s´kapërdihet,
ky mjerim, o miku im,
dhe s´kam grusht aq të fortë,
jam zënë ngusht, nga skamja e zortë!
Eh, eh, me duar t´forta
do plasja dreçin,
por janë t´dobëta,
ndihmojnë të keçin!
Shesin qymyr, t´murrmë, t´zi,
dhe "shyqyr" që ka Zotni,
po po, qymyr t´zi për para t´bardha,
hm, hesht gomar, kush k´tu shet dardha?!
E do tjerë me nga tre lek,
dojnë të shohin amerikën,
ah moj jetë, botë e shkretë,
prostitutat sot kanë ditën!

Ev, Migjeni, a shpirti i tij
dhe "veremi" në mushkri?!
E desh shumë ABC-në,
dhe, luftoj ta përhapë,
i dhuruan TBC-në,
pushtetar, borgjez, satrapë!
Ah, barazi, barazi,
fjalë që s´bahet
dje as sot,
utopi, hipokrizi,
po a ka për t´gjithë një Zot?!

T´vrasin muzen ca bajloza,
t´helmon shpirtin ky mjerim,
i vën maje tuberkuloza
dhe s´ka kohë për vetrënkim!
Shtrirë në shtrat
dergjej për vdekje,
shtrëngon grushtin, mbërthen dhimbjen,
hop, sërish dhe një përpjekje,
ia thot këngës, e mbanë dhimbjen:
"Rini, thuaja kangës më t´bukur që di,
thuaja asaj kange që të vlon në gji, ...!"
... i mbylli sytë
n´prehër t´motres,
nostalgjitë,
pragut t´votrës,
epo, nuk ndryshohen teket e Botës,
se gjurmët në baltë
mbesin pas rrotës!
U dogj nga ajo zjarmi, u shkri,
iku n´përjetësi!
Nderim, mësues, Nderim, Poet!
Falënderues! Bekim përjetë!
Mentor Thaqi VS., 06.07.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen