Mittwoch, 13. Juli 2011

Mentor Thaqi: KULLË-KËSHTJELLË N`BOLETIN

KULLË-KËSHTJELLË N`BOLETIN!

(Homazh nderimi Isë Boletinit)

Isa Beg, po dil n´atë breg,
ia l´sho sytë n´jasaj lugine,
a lanë derë, a zunë çdo shteg,
k´ta bajloza, k´ta bij shkine?!

Kulla Jote, dukagjinçe,
ka n´themele shtatë kurbana,
shoqe e saj veç Kullë Isni(k)qse,
një pash gjanë, mure-murana!

Dil dhe ´i herë n´Verra t´Llukës,
t´presin burrat, pajtimtarët,
Shaban Binaku, Aga i Batushës,
Zef Mirdita dhe çlirimtarët!

T´fala zemre, Hasan Prishtina,
m´i pajtoni hasmëni e gjaqe,
se shpejt vjen Moti e Stina,
t´nisim Dasem me 12 Bajraqe!

Eh, kur t´ia m´syesh kah Oso Kuka,
Zot me i dalë ti ke Vranina,
po t´bëj be në Shtatë copë Lluka,
ai Knjaz Cubi t´ka zënë prita!

Ah, e lashtë Cetinen shkret!
Na doli i lig, qen i pabesë.
Të japë buken e fshehtas t´vret,
mos gjettë kurr një vend për rr´nesë!

Ev, ev! Po t´thrret Shala e Mitrovica,
mbushi prapë ato Nagane,
se do shkije me kapica,
kan l´shu lozë nën hijen tande!

Dhe nuk paska hiç më rëndë,
me u pajtu me Shtatë Krajli,
na ndalen g´zimin bashk me këngë,
dhe e bënë se nuk je TI!

Kulla Jote, kjo Kështjellë,
mos t´na ngeli veç Muze,
se disi zymtësi po sjellë,
e mos t´thuhet: Na ishte dje!

Ev, Isa Burri, i ke do nipa,
n´Dukagjin e ndaç në Shalë,
kanë ngulë këmbë në ato rripa,
Mitrovicës, Zot me i dalë!

Po po, Emri Yt është Kushtrim,
mbjellë guxim, trimni, çëndresë,
Kullen tënde në Boletin,
nuk guxojmë ta lëmë n´harresë!

Epo, Kullen ta ruajnë banorët,
nuk i lënë jo vatrat shkret,
veç Shqiptarët, Ilirë-Arbërorët,
mund ta g´zojnë Trollin përjetë!

Mentor Thaqi VS., 13.07.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen