Donnerstag, 23. Juni 2011

Mentor Thaqi: LIRIKUT VEHBI SKËNDERI

FALËMESHËNDET, NGA TI

- Përkujtim-Homazh, Lirikut të Madh Vehbi Skënderi -
(postmortum)


Penar (Penë-Ar),
a pleqnar,
vargun (s)ta ndalojn, qebesa
as kur ti tubojnë fletët
e as kur ti mbledhin betë,
e s´lënë gjë pa t´thënë
e gurë pa lëvizur
në vrasjeshpirti!

Botimit flakën
e ndalimbotimit vizë
që t´plasë n´kërthizë,
hë Zoti për së kthjellti e vraftë,
Heretinë diktatoriale,
pa të keçen tënde!

Të vranë Ofelinë,
po, e vranë pas vdekjes,
me armë kohëguri,
nga varrtar kombi dhe varrmihës
historie,
e copëzat nga Vermoshi
ç´vlerë mund të kenë për harbutë
kur shkrimit s´ia dijnë fillin
e leximit rrjedhën,
nën verbim gradash
trillilogjia vrastare
e heshtjes përmbytëse?!!!

Poet,
mos të lutem,
mos shkruaj elaborat
mos iu shkruaj horrav,
korbav as sorrav,
se turpi s´njeh faj,
veç kuje e vajë,
cilin, vetkrekosje
kan,
tendosje e kanosje,
n´krrokamë!

Censura-Proku(ro)ra,
nuk njeh Art,
s´njeh as Histori,
flet përçartë,
sjellë tragjedi,
mbjellë tmerr,
korrë elegji,
s´ke çfarë i merr,
s´njeh dhëmbshuri!
Nëse ke ikur,
të kuptojmë drejt,
ua ktheve shpinën
maskarenjëve, kuazi,
prototipë e qatipë
të kundëretikës,
e ne
falëmeshëndet nga TI
dhe Nderimpërjetë, TY!

VS., 22.06.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen