Sonntag, 8. Mai 2011

Mentor Thaqi: NËNA AJSHE E ARBËRISË SIME



NËNA AJSHE E ARBËRISË SIME

Në çdo rrudhë balli,
njëqind vjet dardane,
burrnore e sojnike,
o Fisnike e Madhe!

Lind e rrit djem,
Lisa Kombi,
me duar të forta,
një varrim dinjitoz,
burrit të pushkatuar
në derë të Kullës,
pse desh Komb e Atdhe!
Po qebesa,
vet Ajshja e Bardhosh Dinës,
Legjenda e Gjallë
e Dukagjinit të Arbërisë!

Po cili nuk dëshiron
të jetë djali yt,
o Loke-Madhe?!

Edhe kur varrosë djemtë,
vrarë si të atin,
poashtu në derë të Shtëpisë,
pa fije koinçidence,
as lot e as kuje,
ndrydh e shtrydh dhimbjen,
për inati të hasmit
e për hater të idealit të djemve,
Legjendës,
vargjet ia shton!

Po po,
n´Verra t´Llukës,
Pajtimtare,
Legjendare,
e Urtë,
e Gurtë,
Nëna jonë,
e vëllëzërve tonë,
e Jusufit, Bardhit,
Kadriut, Saliut, ...
e Rinisë pajtimtare,
nisë nga Odë e Lumbardhit!

Eh,
qanim 17 Janarët,
TI lotët,
me shaminë e bardhë, si shpirti yt,
na fshije,
qoftë edhe në largësi kilometrash
e afërsi shpirti,
dhe, të fala zemre:
- Mos qani djemt e mi!
Unë, tre ia fala Tokës Arbërore,
por, kam edhe 13 milion
djem e vajza,
ata janë vet ngushllimi im!

Sot, me Bekim të Zotit,
në përjetësi,
e përjetshme ishe dhe mbete,
Urim, Nderim e Bekim,
o Nëna Ajshe e Kombit tim!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen