Donnerstag, 14. April 2011

Mentor Thaqi: SALIHU DHE SHOQATA E PAVARËSISË



SALIHU DHE SHOQATA E PAVARËSISË!
(S. Çeku, E. Mushkolaj, Rr. Bruçi, ... Nderim!) 


Eh! Mbaj mënd njëherë,
Urtia ishte Nderë
dhe ecej përtokë,
me arësye dhe kokë!

Ato ditë të vështira,
kur vriste errësira,
trimëri, urti, vendosmëri,
të gjitha në një qenë shkri!

Në ballë dolën Viganët,
n´shërbim t´Kombit e t´Atdheut,
bënë strategjitë dhe planet
dhe, Heronjtë mbinë prej Dheut!

Historianë e Juristë,
njerëz të kokës, profesionistë,
rreth Shoqatës në Deçan,
një Model bëjnë, për Vatan!

E thamë me 2 Korrik,
kur shpallëm Republikë,
e shkruam në Haçanik,
dilemës i vuam pikë!

Tha, fjalët marrin erë,
veç puna e mirë sjellë Nderë,
fjala e fundit n´tytë Dyfeku,
jam Ushtar, m´thonë Salih Çeku!

Tashmë kemi Kushtetutë,
do bëjmë Ligj dhe Statut,
gjithsesi do bëjmë Shtet,
Kombi ka të Drejtën e Vet!

Punë kërkohet, jo veç fjalë,
mençuri n´veprim, guxim,
do nxjerrim një Statut Komunal,
Populli po pret, kemë obligim!

Aty, Salihu dhe Esati,
Rrustem Bruçi, krejt Shoqata,
n´ballë t´Kosovës del Deçani,
del me vepra e jo fjalë t´thata!

Historisë i shtuan Kapitull,
nga mbarë Kombi respekt kanë,
me gërma të arta shkruan Titull:
>Kushtetutën, zbatojmë n´Deçan!

Në nderim t´Kombit, t´Arbërisë,
në Deçan e mori nismën,
Republika e Dardanisë,
vitet pas ia rriten Krismën!

Sa n´Prekaz, Gllogjan e Llap,
Logjë, Reçak, ...Arenë Kombëtare,
një Legjendë shkruar me gjak,
Bekimin mori në Koshare!

Sot Liria e thot vet fjalën,
atë Fjalë, këngë e bëri Shqipnia,
e këndon fusha, jehojnë malet,
ua ngritë Nderin Pavarësia!!!

Mentor Thaqi VS., 13.04.2011
 
 
NË PËRVJETORIN E EPOPESË SË KOSHARES DHE SHKËLQIMIT TË HERONJËVE - SALIH ÇEKU, AGIM RAMADANI DHE GJITHË DËSHMORËVE, NDERIM!!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen