Mittwoch, 6. April 2011

Mentor Thaqi: KOMBI IM ME 7 PLAGË, VERTIKAL!

Mentor Thaqi


KOMBI IM ME 7 PLAGË, VERTIKAL!

Pasha shtatë plagët e mia!
Betohet sot, Arbëria,
Trupi, ky Trungu im,
i shkoi shekujt në lëngim!

Shtatë plagë nga Gjergj Elezi,
me shtatë plagë Marko Boçari,
po po, shtatë dhe Jakup Ferri,
me shtatë plagë Adem Jashari!

Gjithësesi, shtatë plagë Kapedanësh
dhe si gjithmonë, vertikal,
me shtatë plagë kundër tiranësh,
Kolos të Mëdhenjë, sa një Mal!

Eh, këto plagët njerëzore,
plagë shumë të rënda kombëtare,
po mbahem në Tokën tonë Arbërore,
për Identitet e Gjuhë Amtare!

Ah, plagë të rëndë të parë,
kam Plagën Arbëreshe,
nga Trungu me lot e gjak ndarë,
plagë e hapur 600 vjeçe!

Lan troje e vatra shkret,
nga ndjekja e çallmave aziate,
morrën iken, kaluan Det,
edhe sot n´sfida e persiatje!

Gangrenë në Trupin tim.
plagë Toplicë-Kosanica,
e hapur në Moskë e Berlin,
e rihapën shkiet me kapica!

Po në besë më preu Stambolli,
në aleancë-partner me dreq,
ilet e plagë në shpirtë më mbolli,
më plagosi e lëndoi shum keq!

Ah medet ai Sanxhak Nishi,
më therë n´shpirtë, më therë n´zemër,
kur kujtoj, më ngjethet mishi,
Muhaxher, më dhanë një emër!

Plagë e tretë është Çamëria,
me Arbërorët-Arvanitas,
plagë që vret ëndërrat e mia,
më mundon, më bën të plasë!

Aty, djepat e përmbysur,
bari më mbiu mbi Çati,
çdo agim më është i ngrysur,
lot e gjak më rrjedhë ndër sy!

Plagë të katërt kam Malësinë,
kam Tivarin me Shas, Ulqin,
Oso Kuken në atë Vraninë,
në atë Moraçë Isë Boletinë!

Eh, e pesta plagë e rëndë,
është Lugina e Preshevës,
sa herë vaji mu bë dhe këngë,
e sa herë kënga vajë i jetës?!

Plagë e gjashtë, ah Ilirida,
më rënkon Kështjellë e Shkupit,
Manastiri në luftë me shtriga,
nuk mbanë Dibra lojë të turpit!

Oh medet, dhimbje, shamatë,
plagë pas plage dhe sërish në këmbë,
në fund mora dhe një plagë të shtatë,
sot nga dhimbja, shtrëngoj dhëmbë!

Po cila është kjo plagë e shtata?!
Që dërmoi krejt Trungun tim!
Natyrisht se është Mërgata,
gjysma e Kombit në Mërgim!

Me 7 Plagë po mbahem rëndë,
në qëndrim vertikal!
Trung i lashtë, plaga të dhëmb,
por, ke Zemrën sa një Mal!

Erdhi koha t´shërojmë plagë,
duke quar Nderin n´vend,
Identitetin që na u përbaltë,
ta rikthejmë me një palë mend!


Mentor Thaqi VS., 07.04.2011

ps. Jam i vetëdijshëm se artistikisht vargjet lënë shumë për të dëshiruar, por më tepër e mendova si një Poezi sensibilizimi kombëtar! Mirëkuptim ju lutem!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen