Dienstag, 5. April 2011

Mentor Thaqi: ASHT KOMBËTAR JE PROFESOR


Poeti Mentor Thaqi


ASHT KOMBËTAR JE PROFESOR

(Dr. Sabit Uka-jt)

Me gjuhë t´përvuajturish,
na flet,amanetin e tëpavdekurve,
me mall muhaxheri
kallzimin nisë!
Me gjak zemre nga plagë e mahisur,
një Shkrim brezave,
mbamendjes stimulim,
se Jeta ka dhe mallkim!

Në gjurmë planeve djallëzore,
çadrave të krajlisë së çadrave,
aty ku mpreheshin gërshërët,
në duar Kancelarësh, Carësh, Sulltanësh,
mbretër gomarësh, hajvanësh e hamamësh,
e t´hollohej qafa e Arbërisë sime,
me mashë të skuqur prapa shpine!

Të paskësh pyetur dikush një ditë,
se përse gjithmonë
rreth Elegjisë së Muhaxherëve,
vertikal,
sa në Anadoll, sa në Gjilan,
sa në Stamboll, e ku me ditë kah janë!
E TI, ligjërues i gjuhës mërgimtare,
të gjakut tënd të pëzënë
nga Trojet e Krojet.
Me urti e dashuri shqiptari,
iu the dhe iu thua:
- Nuk e ndalë jo sakrificën,
unë muhaxheri në Tokën time,
për Toplicë-Kosanicën
dhe ato Troje aq Sublime,
se qebesa na vret buka,
na vret Besa, na vret Nderi,
më thonë emrin Sabit Uka,
n´Tokën time, bir Muhaxheri!
 
VS., 05.04.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen