Samstag, 26. März 2011

Hasan Qyqalla: OFSHAMË PRANVERE

                                                  Poeti Hasan Qyqalla


OFSHAMË PRANVERE

(Studentit te vrare ne Demonstrarat e '81)

Aromë pranvere, hap retë bluqiellore
...Krater vullkani, dekada mbyllë hermetë
Të fala indeksin, shenjtëri engjëllore
Kërkoj frymë pa shishe, dhe një çik jetë!

Skuqen trotuaret, si në kohën mesjetare
Më lidhën gjuhën, më shtypën trurin
Gjakun tim steril, palos n’shall beqarie
Do çajmë prangat, ... do përdhosim murin!

Unazën, indeksin, ruaj gërshet n’ arkë
Gjaku n’epruvetë, koservim për brezni
Më ndjej e dashur, për truall BESËN falë
dhe qumshtin foshnjor mëme, për ata sy.

U shtri n’trotuar, mes sheshit me blira
I buzëqeshur dritë, xixëstralli si Hana
Me dhëmbë grisëm grila, boa e vampira
Ofshamë e thellë nëne, heu i prekt damlla.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen